Ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, thotë se atë që të tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, qeveria e tanishme e ka bërë për më pak se 3 vjet.
Ai në këtë rast përmendi liberalizimin e vizave, heqjen e targave jo-legale dhe lëvizjen e papenguar me targa RKS nëpër territorin e Serbisë.
Ministri Murati gjithashtu e përmendi edhe fillimin e pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore.
“Atë që tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, u bë për më pak se 3 vjet:
liberalizimi i vizave
heqja e targave jo-legale dhe lëvizja e papenguar me targa RKS
fillimi i pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore”, shkroi ai në Facebook.