KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati: Projektligji për Rini dhe Sport, nuk parashohin implikime shtesë buxhetore
Politikë

Ministri Murati: Projektligji për Rini dhe Sport, nuk parashohin implikime shtesë buxhetore

Kosova News
Kosova News 12:29 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Projektligji për Rini dhe ai për Sport, janë të përballueshme dhe se nuk parashohin implikime shtesë buxhetore. Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Murati tha se synojnë të kërkojnë nga ministritë përkatëse që të gjejnë hapësirën buxhetore.

“Projektligji për Rini, nëse nuk ka pasur amendamente, diskrepranca, në tri vitet e ardhshme do të ndahen 480 mijë euro në kuadër të procesit buxhetor. Sigurohemi ose mbulohemi ose kërkojmë nga ministritë përkatëse të gjejnë hapësirën buxhetore brenda për brenda ministrive. Sa i përket pozitave shtesë është e përballueshme dhe nuk paraqet ndonjë problem”, tha Murati.

“Projektligji për Sport rreth 2.3 milionë euro është diskrepranca dhe konsideroj që është e përballueshme dhe nuk paraqet ndonjë problem sa i përket  hapësirës fiskale”, ka shtuar ministri Murati.

Në këtë komision është miratuar edhe Projektligji për Bankat, veçse aty paraqiti vërejtjet e tij deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Vërejtjet kryesore tona në sistemin financiar janë dy probleme të mikrofinancave me ato normat e larta të interesit që nuk kemi mundur me i adresu edhe kompanitë e sigurimit. Fokusi juaj do duhet të ishte në këtë pjesë, me i rregullu sektorin bankar, sigurimeve dhe mikrofinancave”, u shpreh Hoti.

Ndërsa ministri Murati tha se me këtë projektligj do të ketë sistem të qëndrueshëm financiar.

“Projektligji për Bankat parasheh shume ndryshime qe konsideroj që përmirëson ambientin, zhvillimin e veprimtarisë dhe të kemi sistem të qëndrueshëm bankar”, tha Murati.

Gjithashtu lexoni:

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
21:40 -18/06/2025
Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
21:34 -18/06/2025
“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
21:26 -18/06/2025
Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare
21:24 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?