KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati përmend rastin e Hashim Rexhepit: Seanca spektakël për ta tërhequr vëmendjen nga sukseset e Qeverisë
Politikë

Ministri Murati përmend rastin e Hashim Rexhepit: Seanca spektakël për ta tërhequr vëmendjen nga sukseset e Qeverisë

Kosova News
Kosova News 15:33 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK-ja sot për kryeshefin e pezulluar të KEK-ut, nuk është më shumë se një spektakël për ta tërhequr vëmendjen nga miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave, për pranimin e aplikacionit në Këshillin e Evropës dhe zgjedhjet në veri.

“Kuvendi dhe deputetët normalisht që janë për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse e shohim agjendën, ka shume pika të papërfunduara. Megjithatë ky Kuvend ka vendosur të mos votojë për ato pika, por ka thirrur debat për t’i thënë Qeverisë që të mos flasë për KEK-un. Kjo nuk është asgjë më shumë sesa një spektakël për ta tërhequr vëmendjen nga miratimi i vendimit për vizat, për Këshillin e Evropës e për zgjedhjet në veri”, ka thënë Murati në Kuvend.

Ai e ka akuzuar sistemin e drejtësisë për arrestimet spektakolare që bën.

Sipas tij, ata që nuk po i hapin rrugë keqpërdorimeve po arrestohen duke dalë duarlidhur nga zyret, ndërsa keqbërësit e vërtetë po thirren me ftesë nëpër gjykata.

Ai ka thënë se pushtetet e kaluara kanë abuzuar me sistemin e drejtësisë.

Edhe Murati, ashtu si shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, morën shembullin e ish-guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi.

“Kur u pati arrestuar Hashim Rexhepi, akuzat ishin të hatashme, nuk shkuan disa muaj akuzat u hodhën poshtë dhe së fundmi ka fituar rastin kur shteti duhet ta dëmshpërblejë 200 mijë euro. Pse është arrestuar atëherë kur ka qenë i pafajshëm, vetëm duhet t’i dëgjojmë intervistat e tij pas lirimit nga arrestimi. Kishte qenë Ahmet shala dhe Sami lushtaku qe i kishin shkuar në zyrë për të ushtruar presion që t’i jepet licenca një kompanie private të sigurimit. Kishte pasur tentim për të ushtruar ndikim që paratë e trustit të qytetarëve të investoheshin në një bandë. Kjo tregon qe rasti i tij s’ka qenë as i pari as i fundit i abuzimit me sistemin e drejtësisë”, ka thënë Murati.

Akuza të ndërsjella për gjendjen në KEK, Muja ia përmendi Shalës punësimet familjare dhe kompanitë e afërta me të që kanë marrë tenderë

“Ky është fakti dhe dëshmia më e mirë që flet e tregon se ka të bëjë me sistem të kapur. Kur ka raste që bëhen persona pengesë e keqpërdorimeve e ushtrime të ndikimit, bëhet mekanizëm për t’i heqë nga rruga. Ata që arrestohen me akuza për t’i hapë rrugë keqpërdorimeve, rëndomë i kemi pa që kanë shkuar me i marrë në zyrë, i kanë larguar me duarlidhë prej zyre. Keqbërësit e vërtetë që është dashur t’i bëjnë aktakuza i kanë thirr me ftesë në gjykatë. Tregom një rast ku një keqbërës është arrestuar e është lidh. Të gjithë i kanë thirr me ftesë në seancë, me qëllim me i amnistu. Tregon se rasti i Hashim Rexhepit nuk ishte i pari e as i fundit sa i përket abuzimit me sistem drejtësisë në vendin tonë. Ka edhe shumë raste tjera, që kemi dërguar në prokurori, hetuesi, sistem të drejtësisë, s’është bërë gjë. Të fillojmë me rastin e vjedhjes prej 2.1 milionë euro, për të cilën sistemi gjyqësor mori dy vjet kohë me marrë vendim, dy vjet u vonua aktakuza, u mor vendim, u dënuan dy persona. Thesarit të shtetit nga 2.1 milionë euro i janë kthyer 367 mijë e 490 euro”, ka shtuar Murati.

Haxhiu: Rizvanolli ka dërguar mbi 20 lëndë në Prokurori, për asnjërën s’është kontaktuar

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?