Buxheti i Kosovës për vitin 2023 në vlerë prej mbi 3.2 miliardë euro është më i madhi në historinë e shtetit të Kosovës.
Ministri i Financave , Punës dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati sot ka prezantuar të dhëna me të cilat tregohet se më parë buxherit i ishte shtuar nga 1 miliard çdo tre vjet, ndërsa tani kjo po bëhet çdo vit.
“Me qeveritë e kaluara duheshin 3 vjet për t’ia shtuar ekonomisë 1 miliardë euro vlerë. Me Qeverinë Kurti, ekonomisë së vendit i shtohet nga 1 miliardë euro për secilin vit të qeverisjes”, ka thënë Murati.
Ai shtoi se krejt kjo është arritur përkundër krizave globale të madhësisë që bota nuk i ka parë në shekullin e fundit.


