Ministri i Mbrojtjes, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ka treguar se është takuar ambasadorin e Finlandës, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dz shteteve.
“Sot prita në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve.
Nisma e Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s por gjithashtu edhe angazhimi i këtij shteti në misionet tjera paqeruajtëse, faktin që kanë rritur numrin e pjesëtarëve në misionin e KFOR-it si mbështetje e vazhdueshme për Kosovën, janë çështje të cilat e bëjnë Finlandën një partner të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe për Ministrin e Mbrojtjes në veçanti”, ka shkruar ministri Mehaj.
Sipas tij, bashkëpunimi bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përbën interes për të dyja shtetet.
“Shkëmbimi i përvojave ndërmjet ushtrive ndikon në avancimin e përgjithshëm ushtarak, që është në frymë të misionit tonë të përbashkët, sigurimit të stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”, thuhet në fund të reagimit të tij./KosovaNews


