Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të viztitës në ShBA është takuar edhe me emisarin, Gabriel Eskobar, i cili pos si zv. ndihmës Sekretar për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, është edhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mehaj tha se Eskobar kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin me misionin e KFOR-it dhe NATO-s, e po ashtu edhe për politikat destabilizuese të cilat, sipas tij, po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse, dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit, raporton KosovaNews.
“Po ashtu theksova edhe njëherë se qëndrimet e Republikës së Kosovës janë të qarta, ashtu si gjithmonë ne jemi pro politikave evropiane, krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, për këtë dhe angazhohemi çdo ditë”, ka thënë Mehaj.
Në këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se e ka theksuar faktin se rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografisht gjendet dhe parimisht ndan vlera të përbashkëta, “një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social.
Postimi i plotë i ministrit Mehaj:


