Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka treguar për objektivat e realizuara në kuadër të Planit Strategjik Operacional, sipas të cilit nga 14 objektivat e planifikuara, 13 janë përmbushur me sukses. Ministri ka thënë se e kanë realizuar planin 93 % dhe ndihen komod, por do të punojnë edhe më shumë në përmushjen e objektivave dhe avancimin e ushtrisë.
“Ministria e Mbrojtjes realizon 93% të Planit Strategjik Operacional. Ministria e Mbrojtjes në kuadër të Planit Strategjik Operacional të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka planifikuar 14 objektiva. Prej tyre 13 janë përmbushur me sukses, ndërsa një është në proces.
Ky rezultat nuk duhet të na bëjë komod, por duhet të na motivojë që të punojmë edhe më shumë në përmbushjen e të gjitha objektivave dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve tona.
Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave, avancimin e ushtrisë, ofrimin e infrastrukturës së nevojshme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të vendit’, ka shkruar ministri Mehaj./ Kosovanews



