KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Maqedonci në Pragë kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Politikë

Ministri Maqedonci në Pragë kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kosova News
Kosova News 14:23 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci është duke marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC), vendeve të Grupit të Vishegradit (V4), si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB), që po zhvillohet sot në Pragë të Republikës Çeke.

Ky është takimi i parë që zhvillohet në këtë format të zgjeruar dhe që ka për qëllim zhvillimin e diskutimeve mbi sfidat aktuale të sigurisë që vijnë si pasojë e ndikimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe zhvillimeve aktuale në Lindjen e Mesme.

“Gjatë fjalës së tij në këtë takim Ministri Maqedonci nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Ministri Maqedonci ka sjellur në vëmendje orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe kërkoi përkrahjen politike e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave të Republikës së Kosovës, për të mundësuar kontribut tonë më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

“Bashkëpunimi i Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defence Cooperation – CEDC) është iniciativë e bashkëpunimit ushtarak të vendeve të Europës Qendrore si: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia dhe Polonia që ka statusin e vendit vëzhgues”, thuhet në njoftim.

Katër nga këto vende (Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia) përbëjnë njëkohësisht Grupin e Vishegradit. Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia ishin vendet e Ballkanit Perëndimor të përfaqësuara në këtë ministerial.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?