KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Maqedonci: Në çdo etapë të rrugëtimit tonë për liri, gratë kanë dhënë kontribut të paçmim
Politikë

Ministri Maqedonci: Në çdo etapë të rrugëtimit tonë për liri, gratë kanë dhënë kontribut të paçmim

Kosova News
Kosova News 13:59 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtarakeet e zyrtaret e ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së kanë shënuar 8 Marsin.

Maqedonci ka thënë se muaji marsi ndërlidhet me qëndresën tonë për liri, demonstratat e 81-tës dhe Epopen e UÇK-së, dhe se në çdo periudhë kontribut kanë dhënë edhe gratë.

“Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtyese për t’i bërë ballë gjithçkaje. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ku ka fillet Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e përbënin vetëm burrat, në rradhët e kësaj ushtrie ishin edhe gratë, të cilat iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, por dhe si mjeke e infermiere”, ka shkruar ministri.

Ai ka përmenduar Xhevë Lladrovcin, Myrvete Maksutajn, Hyrë Eminin, Yllka Domin, si disa nga gratë dëshmore që luftuan deri në momentin e fundit të jetës së tyre.

“Sot e përjetësisht duhet ta njohim kontributin e grave që nuk janë më dhe të luftojmë bashkë me gratë për më shumë të drejta. Është pikërisht shembulli i këtyre grave që të bën të kuptosh se gratë e burrat vërtetë nuk janë të njejtë por janë të barabartë. Këtë e dëshmoni dhe secila prej jush që sot bartni uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ministri ka shtuar se barra shumë të mëdha u janë lënë grave dhe se sipas tij, jo vetëm që gratë e kanë emancipuar veten por prej tyre pritet edhe emancipimi i shoqërisë.

Mes të tjerash, Maqedonci ka theksuar se teksa sheh që komandante supreme e FSK-së është presidentja Osmani, “e di se jemi në rrugë të drejtë të shtetndërtimit bazuar në vlera, e të krijimit të një ambienti të sigurt për çdo shtresë të shoqërisë e për çdo pjesëtar të komunitetit”.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?