Komuniteti Ashkali në Kosovë sot shënon 20 vjetorin e flamurit, festë e njohur edhe si Dita e Ashkalive.
Me këtë rast, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka uruar pjesëtarë të këtij komuniteti me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se Republika e Kosovës është shtet demokratik i cili ka për krenari dhe mburrje mozaikun e komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
“Shumëllojshmëria e saj, etnike, gjuhësore dhe fetare është thesar dhe vlerë e çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Diversiteti na bën më të bashkuar”, shkroi mes tjerash ministri Krasniqi.


