KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Krasniqi tregon hapat që duhet të ndërmerren për jetësimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri
Politikë

Ministri Krasniqi tregon hapat që duhet të ndërmerren për jetësimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

Kosova News
Kosova News 19:35 -06/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas nismës së qytetarëve në Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Krasniqi ka thënë se “nga raportimet në media, kemi kuptuar se qytetarë nga Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, kanë përgatitur kërkesën për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të komunave nga vijnë”.

:Siç jemi të informuar gjatë ditës së djeshme në Komunën e Mitrovicës Veriore, kërkesa nga ana e qytetarëve nuk është drejtuar zyrtarisht tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal. Ndërsa në Komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, përveç raportimeve nga media nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare drejtuar kuvendeve komunale respektive”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se “për këtë çështje po ndërmerren të gjitha masat praktike që qytetarët tanë të ushtrojnë të drejtat e tyre që burojnë nga Ligji për zgjedhjet lokale dhe Udhëzimi Administrativ përkatës”.

 “Meqenëse kjo është një nismë që kërkon disa njohuri praktike gjejmë rastin të rendisim edhe njëherë disa çështje kryesore lidhur me këtë proces;

-Udhëzimi administrativ, përcakton qartë procedurat e inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

-Inicimi i kërkesës niset nga së paku tre qytetarë me të drejtë vote në atë komunë.

-Qytetarët e interesuar duhet të themelojnë një grup nismëtar.

-Grupi nismëtar njofton zyrtarisht Kryesuesin e kuvendit komunal. Brenda pesë ditëve atyre duhet t’u kthehet përgjigje.

-Pas pranimit të kërkesës Kryesuesi i Kuvendit Komunal njofton kryetarin e komunës përkatëse, MAPL-në dhe KQZ-në.

-Ndërsa institucionet komunikojnë zyrtarisht mes tyre për të krijuar kushtet që ua mundëson qytetarëve këtë nismë.

-Pra, pas pranimit të kërkesës dhe njoftimit të Kryetarit, MAPL-së dhe KQZ-së vijojnë procedurat dhe afatet e përcaktuara me udhëzimin administrativ.

-Kërkesa e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni duhet të nënshkruhet nga të paktën 20% e votuesve”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë të pranuar nga Kryesuesit e kuvendeve komunale dhe rrjedhimisht asnjë njoftim nga kryesuesit për MAPL-në.

“Ne jemi të gatshëm që sapo ky proces të nisë zyrtarisht të plotësojmë menjëherë detyrat tona. MAPL do të njoftojë publikisht për vijimësinë e këtij procesi”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor u ka kthyer përgjigje qytetarëve serbë të cilët i kishin dërguar këtij institucioni formularë të plotësuar për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarëve në veri të vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se i kanë njoftuar qytetarët serbë që sipas akteve nënligjore të MAPL-së, kjo çështje duhet të dorëzohet te kryesuesi i kuvendit komunal në komunat përkatëse.

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek  kyesuesi i kuvendit komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, ka thënë Elezi.

Gjithashtu lexoni:

Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Besimi në hijet e dyshimit – mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Osmani takon delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton, theksohet thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në

Libri “Nën një qiell me pupla” tani shqip edhe në Londër

Kosova News 06/12/2023 06/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Bizneset pa marrëveshje me operatorë energjetikë
23:12 -24/05/2025
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi foli për krimet në Gaza
23:09 -24/05/2025
PSG fiton Kupën e Francës në triumfin bindës përballë Reims
23:06 -24/05/2025
Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt
22:59 -24/05/2025
Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte
22:46 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?