KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë takon këshilltarët amerikanë
Rajon

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë takon këshilltarët amerikanë

Kosova News
Kosova News 19:45 -23/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi të premten se, rritja e kapaciteteve me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak, fuqizimi i programeve në mbështetje të mbrojtjes civile dhe mjekësisë ushtarake, si dhe këshillimi nga SHBA-të në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, ishin temat kryesore të takimeve të kësaj jave me ambasadorët e Holandës dhe Rumanisë, atashetë ushtarakë dhe 5 këshilltarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që janë integruar me kohë të plotë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas njoftimit për shtyp, në takimin e posaçëm me këshilltarët ushtarakë amerikanë është bashkërenduar për planin e veprimit për tremujorin e fundit të 2024 me fokus mirë administrimin e burimeve njerëzore dhe një sistem karriere motivues për ushtarakët.

Ky plan veprimi përfshin: planifikimin buxhetor afatmesëm në përputhje me objektivat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe planet e modernizimit; qartësinë dhe Linjëzimin e Politikave të Mbrojtjes me përparësitë e Aleancës; fuqizimin e Industrisë ushtarake; rritjen e kapaciteteve në mbrojtjen kibernetike.

“Në takim me ambasadorin holandez për çështjet kibernetike Ernest Norman, përveç bashkëpunimit dypalësh, në fokus të diskutimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile.”, thuhet në njoftim.

Një tjetër takim i ministrit Vengu ishte edhe ai me ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Oktavian Serban, të cilit i shprehu mirënjohjen për ndihmën që Rumania ofroi gjatë emergjencave të zjarreve në Shqipëri, me dërgimin e dy avionëve ushtarakë, C-27J Spartan dhe C-130 Hercules.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 23/08/2024 23/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?