Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të martën ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Pas takimit, Gërvalla e Hasani do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Hasani, po ashtu do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.



