KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri i Jashtëm i Italisë vjen në Kosovë, viziton pjesëtarët italianë të KFOR-it
Politikë

Ministri i Jashtëm i Italisë vjen në Kosovë, viziton pjesëtarët italianë të KFOR-it

Kosova News
Kosova News 11:53 -23/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë, transmeton Radio Kosova. Lajmi transmetohet edhe nga media të tjera italiane.

“Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

“Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

“Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

“Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më  11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim/rtk/

Gjithashtu lexoni:

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

Kosova News 23/12/2024 23/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe
20:21 -15/05/2025
Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës
20:19 -15/05/2025
Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje
19:48 -15/05/2025
Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
19:45 -15/05/2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
19:28 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?