KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Hekuran Murati takohet me zv.presidentin për Evropë të IFC, Garcia Mora
Ekonomi

Ministri Hekuran Murati takohet me zv.presidentin për Evropë të IFC, Garcia Mora

Kosova News
Kosova News 11:13 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në Uashington për Takimet Vjetore të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave, Hekuran Murati ka zhvilluar jw takim pune me zëvendës presidentin e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Evropë, Alfonso Garcia Mora, ku diskutuan për performancën ekonomike të Kosovës dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Përgjatë takimit, ministri Murati e njoftoi Garcia Mora lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e prodhuesve vendore, me ç’rast të dyja palët u pajtuan në rëndësinë e sektorit prodhues si mekanizëm shtytës për zhvillim ekonomik afatgjatë të vendit.

Më tej, ministri e informoi delegacionin për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, si fuqia punëtore e re dhe e talentuar, procedurat e thjeshta tatimore, si dhe së fundmi edhe themelimi i Gjykatës Komerciale, e cila siguron krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investitorë. 

Nga ana e tij, zëvendëspresidenti Garcia Mora shprehu gatishmëri për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit në mes të IFC dhe sektorit prodhues e përpunues në Kosovë, si dhe promovimin e Kosovës si vend të përshtatshëm për investime. 

Takimet Vjetore të Grupit të Bankës Botërore mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu lexoni:

Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
11:16 -04/07/2025
Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë
11:06 -04/07/2025
BE i kërkon Serbisë t`i ndjekë penalisht autorët e sulmit të Banjskës
10:49 -04/07/2025
Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj
10:36 -04/07/2025
Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike
10:08 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?