Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në një njoftim për medie thueht se gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjisë informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë.
Tutje, Ministri ka potencuar se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Izraelin, me ç’rast përmes ambasadores ftoi bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë.
Nga ana e saj ambasadorja Ziv e falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik./KosovaNews/


