KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Faton Peci: Përkrahja e Qeverisë për fermerët është me madhja në rajon
Ekonomi

Ministri Faton Peci: Përkrahja e Qeverisë për fermerët është me madhja në rajon

Kosova News
Kosova News 13:18 -04/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci,  ka thënë se ministria të cilin ai e drejton i ofron mbështetje komunave përmes granteve dhe subvencioneve, por ka mohuar se Qeveria po ofron përkrahje më të madhe për komunat që udhëhiqen nga partia në pushtet.

“Absolutisht (përkrahja) është e njëjtë për të gjitha komunat, mund të ndaj me ju një shembull, në kuadër të investimeve kapitale për kategorinë e investimeve në sektorin e ujitjes, ne kemi nënshkruar memorandume me tetë komuna, prej tyre dy komuna që u është ofruar përkrahja janë nga Vetëvendosje, dy janë nga LDK, dy nga PDK dhe dy nga AAK. Përkrahja ka qenë edhe në aspektin e përfaqësimit të rajoneve të Kosovës por edhe në aspektin e përfaqësimit politik, kështu që ne nuk njohim as parti politike në nivel të komunikimit me fermerët, me komunat në proces të realizimit të investimeve”, thotë ministri i Bujqësisë.

Ai thotë se Ministrinë e Bujqësisë e ka gjetur në një situatë të palakmueshme, ndërsa shton se nga fillimi i punës, kjo ministri ka punuar më shumë se të gjitha mandatet e kaluara.

“Fatkeqësisht gjendja në të cilën e kam marrë Ministrinë e Bujqësisë ka qenë në një situatë tejet të palakmueshme, vetëm në një kategori borxhet ndaj fermerëve kanë qenë 40 milionë euro, kështu që e kemi ndryshuar tërësisht ketë pjesë të mënyrës së menaxhimit dhe qasjes në Ministrinë e Bujqësisë, për 1 vit e gjysmë të udhëheqjes së Ministrisë së Bujqësisë nga unë, në këtë rast nga Qeveria Kurti 2, në rast se i marrim për bazë politikat hartuese, dokumentet strategjike, avancimin e legjislacionit dhe përkrahjen financiare, janë më shumë sesa krejt mandatet e tjera paraprakisht”, ka thënë Peci.

Sipas tij, aktualisht fermeri i Kosovës është më i përkrahur në rajon.

Ai përmend situatën jo të favorshme aktuale për shkak të ngritjes së çmimit të imputeve bujqësore, por sipas tij, Qeveria është duke e bërë më të mirën e mundshme që të rrisë përkrahjen për fermerët.

“Përkrahja jonë në kategorinë e subvencioneve shkon deri në 216% , është rritje enorme dhe shumëfishim në të gjitha kategoritë e përkrahjes për fermerët, është përkrahja më e madhe në rajon, është përkrahja më e madhe ndonjëherë e realizuar në sektorin e bujqësisë. Tash ne nuk mundemi si institucione ose si vend i vogël të ndikojmë në nivelin e çmimeve të naftës ose të trendit të produkteve ose imputeve bujqësore që kryesisht kanë ardhur si rezultat i krizës energjetike, efektit të pandemisë dhe luftës në Ukrainë”, përfundoi ministri. /kp

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

Kosova News 04/09/2022 04/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?