KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku tregon për shkatërrimet që kryen terroristët serbë te Manastiri i Banjskës: Po presim vlerësimin e dëmeve që pastaj të ndërhyjmë
Politikë

Ministri Çeku tregon për shkatërrimet që kryen terroristët serbë te Manastiri i Banjskës: Po presim vlerësimin e dëmeve që pastaj të ndërhyjmë

Kosova News
Kosova News 10:52 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Çeku në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se është e papranueshme që objektet e trashëgimisë kulturore e fetare të përdorën për qëllime kriminale.

“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë, përveç që ja mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës, kishte dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale”, ka thënë Çeku.

Ministri ka shtuar se manastiri ortodoks në Banjskë, monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligjet e Kosovës u përdor si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre.

“Manastiri i Banjskës është ndërtuar në shekullin 14 mbi rrënojat e një kishe të vjetër të hershme palo-kristiane dhe supozohej që në atë lokacion gjendej dhe një vendbanim antik romak pasi që aty janë gjetur mbishkrime epigrafike të periudhës romake”, tha ministri.

Çeku theksoi se terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën fizike të këtij manastiri.

“Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qenë  që përveç dëmit fizik në manastir të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë”, u shpreh ai.

Ministri tutje shtoi se janë duke pritur ekipet profesionale nga autoritetet e trashëgimisë kulturore të vizitojnë monumentin për të bërë vlerësimin e dëmeve.

“Pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve në strukturën fizike të këtij manastiri. Gatishmëria dhe vullneti ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivel të lartë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, tha në fund ministri Çeku. 

VIDEO-LIVE/ Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të policit Bunjaku, ndan 50 mijë euro për familjen e tij  
Pjesëmarrja e Radojiçiq në Grupin Terrorist, kryeministri Kurti: Kjo e vërteton rëndësinë jetike për pluralizëm te serbët

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kosova News 27/09/2023 27/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?