KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku numëron të arriturat e MKRS-së në arkeologji
Kulturë

Ministri Çeku numëron të arriturat e MKRS-së në arkeologji

Kosova News
Kosova News 18:21 -17/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se arkeologjia ka pasur vëmendje të veçantë nga ky institucion në vitin e zbulimit të madh, mbishkrimit të Perandorit Justinian në qytetin dardan të Ulpianës.

Sipas tij projekti i gërmimeve në bashkëpunim me Francën dhe Italinë po vazhdon drejt zbulimeve të reja, teksa ka numëruar edhe disa prej projekteve dhe të arriturave të kësaj ministrie.

“Për herë të parë kemi nisur shpronësime në lokalitete arkeologjike. Ulpiana dhe Dresniku me prioritet, për të vazhduar me shpronësime në lokalitetet tjera. Gjatë vitit kemi përfunduar rehabilitimin e lokalitetit arkeologjik në qendër të Prizrenit, i cili kishte një dekadë që rrinte pa u trajtuar. Po ashtu në Prizren investuam në kurimin profesional dhe prezantimin modern të koleksionit të Muzeut Arkeologjik. Pas Kalasë së Prizrenit edhe Parku arkeologjik Ulpiana bëhet me plan menaxhimi”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Sipas Çekut një ekip profesionistësh vendorë e nga jashtë hartuan analizën e dëmeve në Kalanë e Novobërdës.

“Mbi të po hartojmë projektin e ndërhyrjeve për konsolidim e prezantim të këtij lokaliteti. Me gjashtë akte nën-ligjore kompletuam legjislacionin e trashëgimisë kulturore. Një nga to është edhe rregullorja për gërmime arkeologjike. Standarde profesionale të munguara për kohë të gjatë. Muzeu i Kosovës u bë pjesë e ekspozitës “First Kings of Europe” në Shtetet e Bashkuara, ku po ekspozohet një pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës”, ka shtuar ministri i Kulturës.

Tutje ai ka thënë se me Shtetet e Bashkuara nisën edhe projektin e trajtimit të mëtejmë të lokalitetit arkeologjik në Dresnik të Klinës.

“Po mobilizojmë energji shtesë për një vit edhe më intensiv në arkeologji. Me plan ambicioz pune e buxhet të rritur, Instituti Arkeologjik i Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë.  Vlera që kemi ndarë për arkeologjinë në kornizën buxhetore 2024-2026 është afër tre milionë euro. Krahas Ulpianës, Dresnikut e Novobërdës, në planin e ndërhyrjeve për 2024 janë edhe lokalitetet e Vlashnjës, Vuçakut, Pogragjës, Kastërcit, Korishës dhe të tjera”, ka nënvizuar Çeku.

Gjithashtu lexoni:

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 17/12/2023 17/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?