Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës Libur Aliu ka vizituar zonat e prekura nga vërshimet e mbrëmshme në qytetin e Pejës ku mbeten të vdekur dy persona.
Ministri Aliu përmes një postimi në facebook u shprehu ngushëllime familjes Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre. Ai tha se si Qeveria e Kosovës është në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe po vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me të gjithë akterët që të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të gjithë.
Ministri Aliu tha se më 26 qershor 2022, si ministri kanë filluar projektin që implementohet nga ËBIF “Hartat e Rrezikshmerië dhe Rrezikut nga Vërshimet”, për të gjitha pellgjet lumore në Kosovë, që njëherit pritet që përfundimisht të realizohet në shkurt të vitit 2024. Ndërsa gjatë këtij viti do të aplikojmë projektin “Hartimi i Planit të Menaxhimit të Vërshimeve dhe Thatësirave”.


