Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka vizituar kumant veriore të Kosovës duke e parë nga afër pasojat e vërshimeve të mëdha që ndodhën ditën e djeshme në këtë pjësë të vendit.
Ministria Aliu ka thënë se ekipet e MMPHI kanë dalur në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve.
“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalur në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve.
Lusim qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor” ka shkruar Aliu në facebook


