Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka takuar kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq. Aliu ka thënë se janë dakorduar që të bashkëpunojmë për projekte infrastrukturore në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit.
Sapo takova kryetarin e ri të komunës veriore të Mitrovicës, z. Erden Atiq. Me kryetarin u dakorduam që të bashkëpunojmë për projekte infrastrukturore në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit…
Me bindjen që qeverisja e tij do të jetë zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, e urova atë për pozitën e re, dhe i dëshirova punë të mbarë”, ka thënë Aliu.


