Ministri i Mjedisit Liburn Aliu, sot priti në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, me ç’rast i uroi mirëseardhje në Prishtinë dhe e uroi për detyrën e saj më të re si Ambasadore e Izraelit në Kosovë.
Aliu po ashtu shton se në kuadër të këtij takimi ministren në fjalë e njoftoi me punën dhe angazhimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ku dhe diskutuan për marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona.
“Në frymën e thellimit të bashkëpunimit tonë, potencuam vullnetin e të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorin e ujërave, me ç’rast diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë të mundshëm për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore” thuhet në njoftim.


