Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se punimet në segmentin e rrugës Prizren-Prevallë tani po ecin me ritme të shpejta, ku spas tij po punohet intensivisht në asfaltim, transmeton KosovaNews.
“Sot është asfaltuar Loti 1, në projektin Rikonstruimi i rrugës R-115, segmenti i rrugës Prizren-Prevallë, brenda fshatit Reqanë të Komunës së Prizrenit. “, ka shkruar Aliu
Ail ka thënë se asfaltimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e tërësishëm të rrugës, për të qenë gati për lëvizje të automjeteve.


