Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10-të, nga Fushë-Kosova për në Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta.
Ai tha se tashmë po vazhdojmë me punime drejt Vushtrrisë, ku po bëhet vendosja e binarëve dhe traversave.
Krahas kësaj, ministri Aliu pohoi se paralelisht po punohet në rehabilitimin dhe modernizimin e stacioneve hekurudhore.











