Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka nisur projektimi i digës së Kuqicës në Skënderaj.
Në janar të vitit të kaluar, zona e Skënderajt u godit nga një përmbytje e rëndë, e cila pati pasoja të rënda për banorët. Si pjesë e angazhimit për të adresuar këtë problem, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka marrë përsipër projektin për hartimin e hartave të rrezikshmërisë për gjithë territorin e Kosovës, një iniciativë që nuk ishte realizuar më parë.
Po ashtu, ministria ka filluar punën për ndërtimin e digave që do të shërbejnë për menaxhimin e përmbytjeve, si dhe për furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujitjen e tokave bujqësore.
“Projekti i digës në Skenderaj është projekti i parë i kësaj natyre në Kosovë pas më shumë se 50 vitesh”, shkroi Aliu.


