Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Urës së re të Rogovës së Hasit.
Ai ka thënë se tashmë ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo, që sipas tij, ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit.
“Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave”, ka thënë Aliu.
Ai po ashtu tha se tashmë që është nënshkruar kontrata, do të fillojnë shumë shpejt me punimet.