Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë përfunduar punimet për Rrugën e Tranzitit në Shtime, me vlerë totale prej 1,154,651 milion euro.
Aliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliun, kamë qenë për vizitë në terren, me rastin e përfundimit të punimeve për rehabilitimin rrënjësor e të domosdoshëm të rrugës tranziti.
“Ky projekt tejet i rëndësishëm për qytetarë, ka përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe njëherësh ka siguruar një lidhje më efikase në zonën e tranzitit në Shtime”, ka thënë ministri Aliu.


