Përveç tjerash, ministri Aliu foli edhe për projektet madhore dhe investimet kapitale, por edhe për trajtimin e mbeturinave, etj.
Ministri Aliu foli për projekte madhore që ngërthejnë investime kapitale, sikundër është ajo e hekurudhës që lidh Kosovën me Durrësin, ku në këtë kuadër foli edhe për përfitimet ekonomike që do t’i ketë Kosova përmes krijimit të “Portit të Thatë”, prej nga mallrat do të mund të shpërndahen në të gjithë rajonin.
“Po përpiqemi të bëjmë këtë projekt më shpejt, të ngutemi paksa, se edhe të dy autostradat i kemi bërë vet, edhe pse na bie barrë ë rëndë”, tha mes tjerash ministri Aliu.
LEXO EDHE: Ministri Aliu: Reciprociteti është thelbi i dialogut Kosovë-Serbi
Ai foli për impaktin ekonomik që do të mundësonte zhvillim më të mirë të vendit.
Tutje, ministri theksoi se edhe nga pala e qeverisë shqiptare janë serioz në këtë aspekt.
Ministri përmendi edhe faktorin kohë për afatin e ndërtimit të hekurudhës dhe objekteve tjera shoqëruese, që, sipas tij, kjo mund të arrihet të realizohet brenda 5 vjetëve.
Pos tjerash ministri Aliu foli edhe për ambientin, trajtimit të mbeturinave, që, sipas tij, është prioritare dhe projekt tejet serioz, që kërkon trajtim të duhur, duke theksuar se është krijuar plani strategjik i trajtimit të mbeturinave.
LEXO EDHE: Ministri Aliu: Europa Nostra dëmtoi imazhin e Kosovës
Veç tjerash, ministri Aliu përmendi një sërë projektesh që janë të angazhuar edhe ministritë të tjera, mes tyre edhe Ministria e Shëndetësisë, etj, gjithnjë sipas kritereve të BE-së.
Ministri kritikoi gjendjen e tanishme të mbeturinave, veçmas në riciklimin etj., duke shtuar më tej se po punohet në riciklimin e tyre duke sqaruar në aspektin e përfitimeve ekonomike.