KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrat Maqedonci dhe Pistorius diskutojnë rreth situatës së sigurisë në vend
Siguri

Ministrat Maqedonci dhe Pistorius diskutojnë rreth situatës së sigurisë në vend

Kosova News
Kosova News 20:19 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar ministrin Federal të Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, me të cilin ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, zbatimin e planit bilateral, si dhe fushat me interes në të cilat mund të zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak.

Ministri Maqedonci ka bërë të ditur se homologun gjerman e ka njoftuar për fazën në të cilën është FSK-ja sa i përket implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, zhvillimin e FSK-së, dhe synimin e qartë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Ne gjithmonë jemi për paqe, dhe në funksion të saj jemi të përgatitur për mbrojtjen. Investimet e vazhdueshme në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale përmes shkollimit dhe trajnimit të ushtarakëve, si dhe investimet në armatime sipas standardeve të NATO-s, janë hapat e sigurt që po ndërmarrim për të garantuar përmbushjen e misionit kushtetues të FSK-së në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, sigurisë së qytetarëve, dhe ofrimit të mbështetjes në çdo mision përkrah partnerëve tanë strategjik”, ka bërë të ditur Maqedonci.

Ai ka bërë të ditur se ka falënderuar ministrin Pistorius për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës në secilën etapë të shtetndërtimit, e veçanërisht për mbështetjen e ofruar në aspektin ushtarak përmes shkollimit të ushtarakëve tanë si dhe donacioneve.

Të dy ministrat janë dakorduar që tani kur bota përballet me luftë hibride, kur po kërcënohen vlerat demokratike perëndimore, bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve duhet thelluar për të ruajtur stabilitetin dhe paqen.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?