Mbrëmë në parkingun e restorantit ‘Kalifornia’ në Milloshevë të Obiliqit, hajnat kanë thyer një veturë brenda së cilës kanë arritur të marrin para, rroba e stoli ari.
KosovaNews mëson se ata kanë arritur që të marrin 2 mijë euro para të gatshme, stoli ari në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro si dhe rroba vlera e të cilave sillet rreth 700 euro.
Pronari i veturës ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Po ashtu ata kanë bërë shikimin e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku shihet se personat e dyshuar kanë përdorur një veturë të tipit Golf V, por qe e pamundur identifikimi i targave.
Deri tani nuk janë identifikuar personat e dyshuar, por që Policia është vënë në lëvizje që sa më shpejt të kapen ata dhe të zbardhen rrethanat se si ka ndodhur rasti.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.