KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Militantët vrasin 12 ushtarë të Pakistanit
Botë

Militantët vrasin 12 ushtarë të Pakistanit

Kosova News
Kosova News 20:19 -13/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 12 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të kryer nga grupi militant Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), në zonën Bar të Vaziristanit të Jugut më 13 shtator, tha ushtria pakistaneze.

Ushtria e Pakistanit tha se trupat e saj ishin duke kryer operacione kundër militantëve kur u përballën me një kundërsulm.

Zyra për media e ushtrisë e konfirmoi incidentin, por përmes një deklarate tha se ka vrarë 13 militantë gjatë operacionit. Një zyrtar i lartë policor në atë zonë, që foli në kushte anonimiteti për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë konfirmoi sulmin ndaj një automjeti ushtarak në zonën Badar Fakir Sarai.

TTP-ja, që njihet edhe si talibanët pakistanezë, mori përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i grupit militant, Muhammad Khurasani tha se 30 ushtarë u vranë.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Talibanët pakistanezë janë grup i veçantë nga talibanët afganë, edhe pse kanë një aleancë të ngushtë. Që kur talibanët afganë morën kontrollin në Kabul më 2021, TTP-ja ka fituar besim dhe shumica e udhëheqësve dhe luftëtarëve kanë gjetur strehim përgjatë kufirit me Afganistanin.

Islamabadi akuzon qeverinë e talibanëve në Afganistan se u ofron strehim talibanëve pakistanezë, me mbështetje nga India – një akuzë që ka rritur tensionet si në Kabul ashtu dhe në Nju Delhi, që i hedhin poshtë akuzat.

Ky sulm vjen një tjetër sulm të ngjashëm më 12 shtator në Lover Dir, në Kiber Pakhtunkva, kur militantët vranë shtatë ushtarë të korpusit kufitar dhe plagosën 13 të tjerë, sipas policisë lokale dhe një zyrtari të inteligjencës.

Operacionet e sigurisë kundër militantëve janë intensifikuar kohët e fundit në Kiber Pakhtunkva, pas sulmeve të shpeshta të militantëve që kanë për shënjestër ushtrinë e Pakistanit dhe forcat paramilitare. Më 11 shtator, ushtria pakistaneze njoftoi se kishte vrarë 19 militantë gjatë operacioneve në distriktet Momand, Vaziristan Verior dhe Banu. REL (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 13/09/2025 13/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?