Milanoviç uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë, riafirmon mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në BE dhe NATO
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Milanović ka theksuar besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.
Ai gjithashtu ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Presidenti kroat ka theksuar se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe format e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.


