Skuadra e AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A, edhe në javën e 29-të, pasi mposhti 3:1 Hellas Veronan.
Në pjesën e parë, “Kuqezinjtë” shënuan për epërsinë me anë të Theo Hernandez.
Në pjesën e dytë, skuadra e Stefano Piolit tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”.
Kurse të vetmin për vendasit e shënoi Noslin në minutën e 64’të.
Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 62 pikëve në pozitën e 2-të, kurse Verona mbetët me 26 pikë në pozitën e 15-të.