KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mickoski mandatohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut
Rajon

Mickoski mandatohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Kosova News
Kosova News 17:49 -06/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Besoj se hapin që po e bëj sot, duke ia besuar formimin e Qeverisë z.Hristijan Mickoski, është hapi i vërtetë juridik dhe politik”, ka thënë Davkova.

Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje fiton numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për votimin e saj në Kuvend.

Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pas marrjes së mandatit, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të përbërjes së re të Qeverisë dhe programit të punës.

Mickoski ka thënë se dorëzimin e listës me emrat për përbërjen e Qeverisë së re do ta bëjë në afatin e parë të mundshëm.

“Pres që ta dorëzoj përbërjen sa më shpejt të jetë e mundur, apo para festave fetare që vijnë – Kurban Bajrami (16 qershor) dhe Dita e shpirtrave (21 qershor)”, ka thënë Mickoski.

Qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE-ja, koalicioni shqiptar VLEN dhe lëvizja ZNAM. Këto tri parti së bashku do të kenë 78 deputetë.

Para votimit të Qeverisë, Kuvendi duhet të miratojë një ligj për riorganizimin e ministrive, megjithatë, për këtë nevojitet shumica prej dy të tretash (apo 80 vota) në Kuvendin prej 120 anëtarësh.

Mickoski të mërkurën i ka dorëzuar propozim-amendamentet në Kuvend, por ndonëse nuk ka dashur të konfirmojë drejtpërdrejt se a ka siguruar mbështetjen e 80 deputetëve, ka thënë se ata nuk janë “fillestarë në politikë” për të “besuar në rastësi”.

“Ne nuk jemi politikanë naivë që të besojmë në rastësi. Në politikë rrallëherë ka rastësi”, është shprehur Mickoski.

Mickoski nuk ka dhënë detaje rreth ndarjes së ministrive apo se kush do t’i drejtojë ato, ndërkohë që përfaqësues të koalicionit VLEN kanë thënë se në Qeverinë e re do të kenë një zëvendëskryeministër, gjashtë ministri, dy prej të cilëve do të jenë pa resor, si dhe shtatë zëvendësministra. Nga radhët e koalicionit VLEN është edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili në këtë post u zgjodh më 28 maj./REL

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 06/06/2024 06/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?