KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësuesja që u përjashtua nga shkolla për shami, bën kërkesë që të kthehet në punë
Arsim

Mësuesja që u përjashtua nga shkolla për shami, bën kërkesë që të kthehet në punë

Kosova News
Kosova News 16:30 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Arsimtarja e matematikës, Remzie Elez,i ndaj të cilës drejtoria e Shkollës Fillore “Flamuri i Arbërit” ka marrë vendim që ta largojë nga procesi mësimdhënies për shkak të mbulesës, përmes avokatit mbrojtës ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit në Suharekë që këtë vendim ta anulojë si të kundërligjshëm, dhe që ajo të kthehet në punë.

Kështu ka konfirmuar avokati i mësueses, Muharrem Mujaj i cili tha se vendimi për largim nga puna ka qenë pa bazë ligjore.

“Javën e kaluar mësuesja është paraqitur në vendin e saj të punës me manifestim të bindjes së saj fetare dhe për shkak të kësaj ajo u largua dhunshëm duke i bërë presion psikik ndoshta dhe fizik dhe për pesë ditë nuk është lejuar që të vijoj në mënyrë të rregullt punën e saj. Këtë e ka bërë një drejtor i shkollës së bashku me disa ndihmës të tjerë e që ne sigurisht e kemi parë që nuk ka bazë ligjore as bazë faktike që ajo të largohet në atë mënyrë pa asnjë vendim të vetëm apo shkresë zyrtare. Të martën e kemi pranuar një shkresë zyrtare i bie pas 7 ditësh një shkresë e cila më së paku është zyrtare… As nuk ka arsyetim as rrugë zyrtare e as ndonjë pjesë siç parasheh që të jetë akti administrative sipas Ligjit të procedurës së përgjithshme administrative”, tha ai.

Mujaj theksoi se tashmë kanë bërë kërkesë në DKA-në në Suharekë që ta anulojnë këtë vendim.

Lexo po ashtu:

Ministrja Arbërie Nagavci: Ai vendim për përjashtimin e mësueses për shkak të shamisë në Suharekë, s’ka asnjë bazë ligjore

“Ne kemi bërë kërkesë në DKA në Suharekë që këtë shkresë zyrtare ta anuloj si të kundërligjshme dhe diskriminuese dhe ta kthej mësuesen në vendin e saj të punës. jemi në pritje shkresa është dorëzuar të mërkurën tash shohim se çka do të veprojnë më tutje”, tha Mujaj.

Sipas tij, arsimtarja Remzije Elezi e cila ka punuar për 31 vite në shkollën fillore “Flamuri i Arbërit”, ka pasur sjellje shembullore dhe së fundmi ka vendosur mbulesën.

“Janë diçka krejt tjera se çka ka deklaruar. Ne presim nga Drejtoria e Arsimit që të nxjerr një vendim që ka hedh shkresën që e ka nxjerr drejtori së bashku me një prind të asaj shkolle… Ne do të kërkojmë jo vetëm prej gjykatës por do të kërkojmë edhe nga Prokuroria që të veprojë sipas detyrës zyrtare në lidhje me keqpërdorimin e detyrës dhe trajtimin e pabarabartë të qytetarëve të Kosovës në këtë formë çfarë i ka ndodhur mësueses… Ajo punon që 31 vite në institucionin e njëjtë në shkollën fillore në Reshtan të Suharekës, nuk ka pasur asnjë vërejte më të voglën tërë këto vite ka qenë shembullore… Ajo tash është mbuluar”, theksoi avokati Mujaj.

Avokati i mësueses, Muharrem Mujaj tha se edhe si avokat mbrojtës bashkë me mësuesen kanë dhënë edhe deklaratë në Policinë e Kosovë pasi janë penguar që të qasen në ambientet e shkollës.

KosovaPress ka tentuar të marr një përgjigje nga Këshilli i Shkollës, por ka qenë e pamundur.

E largimi i kësaj arsimtareje nga vendi i punës për shkak të mbulesës ka ngjall reagime.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna.

Muharremaj tha se për shkak që aktualisht nuk gjendet në Kosovë, në ditën e hënë do ta trajtojë këtë rast me prioritet në përputhje me ligjin dhe me urdhrin administrative të ministrisë së Arsimit.

Këshilli drejtues është arsyetuar se deri tek ky vendim ka ardhur duke u thirrur në udhëzimin administrativ nr.03/2016, neni 3, pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare.

Gjithashtu lexoni:

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Instituti Pedagogjik i Kosovës zhvillon tryezë diskutimi për avancimin e performancës së shkollës bazuar në dëshmi

Ushtarët turq hapin kabinetin e informatikës në shkollën Fatmir Berisha

Përurohet çerdhe e re në Skënderaj, Kurti: Po e sjellim Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik e arsimor

Përurohet çerdhja e re në Skënderaj

TAGGED: Remzie Elez, Suharekë
Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

“Teherani do të bëhet Bejrut”, Izraeli njofton një raund të ri sulmesh
14:34 -15/06/2025
ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm
14:08 -15/06/2025
Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë
14:03 -15/06/2025
Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet
13:50 -15/06/2025
Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time
13:12 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?