KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Messi injoron thirrjet e Laportës, nuk pranoi të takohet me të as në ceremoninë e “Topit të Artë”
Pa kategori

Messi injoron thirrjet e Laportës, nuk pranoi të takohet me të as në ceremoninë e “Topit të Artë”

Bekim Morina
Bekim Morina 19:20 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lionel Messi raportohet se ka injoruar thirrjet nga Barcelona, derisa spekulimet po rriten për të ardhmen e tij.

Argjentinasi mund të largohet nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit pasi kontrata e tij skadon, teksa nuk është e qartë ende nëse do të shfrytëzohet opsioni për rinovim edhe për një sezon.

Messi fillimisht luftoi për t’u përshtatur në sezonin e parë, teksa këtë sezon ai po kalon nëpër një formë të shkëlqyer – deri më tani ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 17 ndeshje.

35-vjeçari nuk pritet të marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij deri pas Kupës së Botës, por një rikthim në Barcelonë është diskutuar shumë kohëve të fundit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur shpesh për dëshirën e tij për të rikthyer Messin në “Camp Nou”, ndërsa drejtori i klubit, Mateu Alemany, ka pohuar se Barcelona do të kishte mundësi financiare për të arritur një marrëveshje.

Megjithatë, “Sport” pretendon se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” i ka shpërfillur të gjitha përpjekjet e Laportas për të kontaktuar me të dhe nuk ka interes për të ndrequr marrëdhëniet e tij të prishura me klubin.

Tutje, sipas mediumit spanjoll, përpjekjet e Laportas të thërrasë Messin përmes ndërmjetësve ka qenë të pa suksesshme. Gjithashtu është përpjekur edhe ta takojë atë në ndarjen e fundit të çmimit të “Topit të Artë”, por sërish pa sukses.

Messi thuhet se ndjehet i tradhtuar nga Laporta dhe drejtues të tjerë të Barçës pas largimit të tij në vitin 2021.

Për njërin prej futbollistëve më të mirë në histori së fundmi u raportua se interesim ka shprehur klubi i David Beckhamit, Inter Miami.

Gjithashtu lexoni:

Franco Foda para dy miqësoreve: Nuk eksperimentojmë, duam fitore dhe përgatitje serioze për kualifikueset

Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët

Edicioni i 21-të i Festivalit “Fluturat” në Prizren, fëmijët argëtojnë publikun me këngë

FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Ranieri përjashton mundësinë e rikthimit në menaxhim

Bekim Morina 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
21:57 -05/06/2025
Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd
21:53 -05/06/2025
Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore
21:37 -05/06/2025
Pensionohet një nga boksierët më të mirë të shekullit të 21-të
21:17 -05/06/2025
Biznesmen për Serbinë, kriminel për Kosovën, në listën e zezë për SHBA-në
21:08 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?