Vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro, është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. Ligji që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.
Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat. Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Kështu bëhet llogaritja për të gjitha nivelet.
Këtu keni të gjithë koeficientët për të gjitha kategoritë e të punësuarit në sektorin publik. Shikoni dhe mësoni se çfarë koeficienti keni. Për të parë të gjitha klikoni te Shtojcat…Download