Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ka qëndruar sot në Beograd, ka thënë se për vendin e saj është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes europiane.
Pas takimit me Presidentin e Serbisë Meloni ka thënë se Italia do të jetë përkrah Italisë në rrugën europiane të saj.Tutje, ajo ka përmendur dialogun Kosovë -Serbi duke thënë se Roma e mbështet fort këtë process.
“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vije deri te realizimi I të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vete” ka thënë ajo.“
Dua ta falënderoj Beogradit për përpjekjet që është duke bërë. Energjia jonë do të fokusohet në atë që këto probleme t’I zgjidhim në mënyrën e duhur”, ka theksuar Meloni.