KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Meloni në Uashington – Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në
Botë

Meloni në Uashington – Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në

Kosova News
Kosova News 09:50 -18/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump u bisedua edhe për grindjen lidhur me doganat ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst Trump shprehu bindjen, se “100 për qind” do të ketë një marrëveshje. Sepse, BE-ja, sipas presidentit të SHBA-së, do “patjetër” të bëjë një marrëveshje. Ai tha, se pret një marrëveshje, “por kjo do të jetë një marrëveshje korrekte”. Meloni gjithashtu u shpreh optimiste për një zgjidhje dhe e vlerësoi SHBA-në një “partnere besnike”. Qëllimi është, të gjendet një rrugë e mesme, por ajo tha se është e “sigurt, që do të mund të arrihet një marrëveshje”, tha Meloni.

Meloni vendos “ura komunikimi”

Ashtu si shumë kryetarë të tjerë të qeverive europiane edhe kryeministrja italiane i kritikoi ashpër deklarimet e Trump për vendosjen e tarifave të reja doganore. Njëkohësisht ajo përpiqet për një marrëdhënie të mirë me presidentin e SHBA-së dhe u ofrua si ndërmjetësuese për vendosjen e “urave të komunikimit”. Meloni tha, se ajo do ta ftojë Trump në Itali dhe të peshojë mundësitë për të organizuar një takim me europianët e tjerë. Gjithashtu kryeministrja italiane pas kthimit nga Uashingtoni të premten (18.04.2025) do të takohet në Romë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance.

Italia pranon objektivin e rritjes dy për qind të shpenzimeve për mbrojtjen

Edhe e ardhmja e NATO-s ishte temë e bisedimeve Trump-Meloni në Uashington. Meloni theksoi në bisedë me Trump, se vendi i saj i përmbahet kuotës dy për qind të shpenzimeve për mbrojtjen. Në Europë ka vendosmëri për të bërë më shumë për mbrojtjen. Pak më vonë ministri italian i Financave Giorgetti e deklaroi këtë premtim para parlamentit në Romë. Italia sipas llogarive aktuale brenda këtij viti do t‘i rrisë në dy për qind të produktit bruto në vend shpenzimet për mbrojtjen dhe ne për sigurinë në vend” tha Giorgetti. Italia ndër vendet themeluese të NATO-s, është e vonuar sa i përket zbatimit të vendimit më 2014 për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Më 2024 shpenzimet e Italisë për mbrojtjen, sipas përllogaritjeve të NATO-s, ishin 1,49 për qind.

Lavdërime nga Shtëpia e Bardhë

Trump u shpreh plot lëvdata për vizitoren nga Italia: “Ajo është një kryeministre e jashtëzakonshme. Mendoj, se ajo bën një punë fantastike në Itali. Ne jemi shumë krenarë për të. “Ndër kryeministrat europianë Meloni konsiderohet nga Trump si një ndër partneret më të preferuara për bisedime. Kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në janar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Trump në post dhe më parë e kishte vizituar atë edhe në rezidencën private në Mar-a-Lago në Florida. Trump nuk u shpreh lidhur me pyetjen, nëse do ta takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila në emër të vendeve anëtare po negocionon për tarifat doganore. Por ai tha, se: “Ne nuk kemi probleme, për të arritur një marrëveshje me Europën apo me ndokënd tjetër.”/DW/

Gjithashtu lexoni:

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore

Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

Kosova News 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore
14:47 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?