Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, me ftesë të presidentit Klaus Beckmann, i shoqëruar nga drejtori i NALT-it, Gjeneral Hoppe, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka vizituar Universitetin Ushtarak të Hamburgut “Helmut Schimtd Universitat”, ku është pritur nga Gjeneral Bühler dhe drejtuesit e universitetit.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar se gjatë takimit me Buckmann dhe drejtuesit e universitetit, kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në shkollimin e ushtarakëve tanë në fushën e inxhinierisë ushtarake, në të cilën përfshihen edhe sistemet më të reja teknologjike, si robotët, dronët dhe sisteme tjera të avancuara.
“Ky bashkëpunim do të konkretizohet në vijim, me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes institucioneve tona”, ka shkruar Mehaj.
Në këtë takim, ai ka qenë i shoqëruar edhe nga atasheu ynë i mbrojtjes Besim Gashi, konsulli Lavdim Morina dhe zyrtari i konsullatës Ilir Berisha.


