KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj u bën thirrje partive: Bashkëpunoni, mos humbni kohë në përçarje
Politikë

Mehaj u bën thirrje partive: Bashkëpunoni, mos humbni kohë në përçarje

Kosova News
Kosova News 12:05 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Armend Mehaj ka pasur ftesë për të qenë kandidat për deputet nga dy subjekte politike.

Por ish-ministri i Mbrojtjes nuk i ka dhënë përgjigje pozitive dy partive.

Me një mesazh të gjatë, Mehaj ka bërë thirrje për unitet mes faktorit politik në Kosovë.

Ish-ministri ka thënë se është koha që secili ta vërë Kosovën para vetes. Ai ka kërkuar që të ndalet gjuha e urrejtjes mes partive politike.

Postimi i plotë:

Të nderuar udhëheqës politik të Kosovës,

Para nesh po vijnë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe zgjedhja e Presidentit dy procese kyçe që do të përcaktojnë drejtimin e shtetit për vitet e ardhshme. Ky është një moment i ndjeshëm për Kosovën, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Pikërisht tani, vendi ka nevojë për qetësi, maturi dhe bashkëpunim, jo për përçarje e fjalë të pavërteta.

Kosovës nuk i shërbejnë etiketimet e ulëta si “argat i Serbisë”, “tradhtar”, “në interes të Rusisë”, “hajn e jo luftëtar”, “jo atdhetar apo shkatrus”. I njoh të gjithë liderët e partive shqiptare askush prej jush nuk është kundër Republikës, kundër kombit tonë apo kundër interesit të Kosovës. Këto gjuhë nuk na forcojnë, vetëm na dobësojnë.

Inati personal, luftërat e kota politike dhe përplasjet e panevojshme nuk mund të vendosen mbi interesin e shtetit. Inati nuk mund të jetë më i madh se vlera e Kosovës, e popullit tonë dhe e së ardhmes së vendit. Sa herë humbim kohë duke u grindur mes vete, vetëm ata që se duan Kosovën të fortë përfitojnë.

Thirrja ime e sinqertë për të gjithë ju është kjo:

Pavarësisht dallimeve politike, bashkëpunoni për ligjet, marrëveshjet, buxhetin dhe proceset e shtetit. Kosova nuk e përballon më barrën e përçarjes, humbjes së kohës, shpenzimeve të kota e bllokadave të panevojshme sidomos tani, kur kemi hyrë në një fazë vendimtare drejt integrimit euro-atlantik.

Ju ftoj të garoni me programe të realizueshme, të dobishme dhe të ndershme. Programe që e ngrisin Kosovën, jo që e dëmtojnë kundërshtarin politik. Qytetarët meritojnë ide të mira, punë konkrete dhe vizion për katër vitet e ardhshme, jo akuza boshe.

Kjo është koha që secili prej nesh ta vendosë Kosovën para vetvetes, para partisë dhe para çdo interesi personal. Vetëm kështu ndërtojmë zgjedhje të qeta, të drejta e të besueshme dhe një shtet që u shërben qytetarëve të vet, jo interesave të ngushta.

E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi ynë sot dhe neser.

Kosova meriton më shumë. Kosova meriton unitet. Katër vitet e ardhshme do të kërkojnë bashkëvendimmarrje, bashkpunim, sepse përndryshe rrezikojmë të mbesim gjithmonë në prag të NATO-s dhe BE-së por jo brenda shtëpisë së tyre. Ne duhet të jemi aty, ulur në tavolinë si partnerë të barabartë, duke marrë vendime bashkë.

Mbajeni parasysh këtë thirrje. Nuk është thirrje politike, është thirrje për Kosovën, për stabilitetin, për interesin tonë kombëtar dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kosova ka nevojë për unitet se NATO dhe BEja na pret.

Gjithashtu lexoni:

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe

Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?