Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj gjatë vizitës së tij në Turqi ka takuar homologen nga Maqedonia e Veriut, ministren Slavjanka Petrovska, ku e ka falenderuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë si dhe për antarësim në organizatat ndërkombëtare.
Mehaj, tutje ka bërë të ditur se me Maqedonin e Veriut do të vazhdojë bashkëpunimi në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve.
“Fqinjësia e mirë dhe partneriteti mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta.
Në kornizat e vizitës në Turqi, kemi zhvilluar takimin me Ministren e Maqedonisë së Veriut, znj. Slavjanka Petrovska të cilën e falënderova për bashkëpunimin në fushën e sigurisë si dhe për mbështetjen në proceset e përmbushjes së obligimeve tona për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar.
Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe në NATO është esencial për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve do të vazhdojmë të punojmë së bashku sipas planit të dakorduar mes ministrive tona.”, ka shkruar Mehaj në facebook.


