Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot u takua me Institutin për Qeverisje të Sigurisë (ISG), ai thotë se ky vit do të jetë vit i ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në këtë takim diskutuan për mënyrat se si mund të rrisin efikasitetin në punë, të ngrisin nivelin e koordinimit ndërmjet akterëve institucional dhe të eliminojnë çdo pengesë duke risistemuar personat e duhur në pozitat e duhura.
Ministri bën të ditur se temë diskutimi ishte edhe Strategjia e Mbrojtes dhe koncepti për Komponentën Rezervë, si dy dokumente tejet të rëndësishme në aspektin strategjik, ngase FSK-ja do të rritet në vazhdimësi për të siguruar mbrojtje jo vetëm për qytetarët tanë, por edhe për të ofruar mbështetje aktive në çdo mision të NATO-s, përkrah aleatëve strategjik me të cilën ndahen të njejtat vlera e të njëjtin mision.
“Korrektësia, shpërndarja e barabartë e punëve dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj vendit janë parime që duhet shoqëruar çdo ditë pune për shkak të obligimit që kemi për sakrificën e paraardhësve dhe gjeneratat që do vijnë”, shkroi tutje Mehaj në Facebook.