KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediumi serb: Në 54 sekonda, Lista Serbe i mashtroi serbët dhe iu betua Kosovës së pavarur
Rajon

Mediumi serb: Në 54 sekonda, Lista Serbe i mashtroi serbët dhe iu betua Kosovës së pavarur

Kosova News
Kosova News 23:04 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vetëm dy javë, Lista Serbe arriti të bëjë një kthesë të vërtetë ‘kopernikane’ të denjë për dramën e regjisorëve më të mirë të botës. Për vetëm dy javë, pra nga 5 deri më 17 nëntor, anëtarët e Listës Serbe nga veriu i Kosovës, nga performanca para kamerave, kur policët hoqën uniformat në shenjë revolte, kaluan në betimin solemn në Kuvendin e Kosovës, ku të enjten u verifikuan mandatet për deputetë të rinj nga Lista Serbe.

Kishte diçka të rreme, disi të inskenuar, në faktin se policët vendosën të hiqnin uniformat dhe të thoshin me zë të lartë “mjaft më mjaft” para kamerave televizive. Ata ishin ngopur që askush të mos i respektonte, që serbët të shtypeshin, ndërsa përfaqësuesit e Kosovës me këmbëngulje refuzuan të gjitha kërkesat e tyre, shkruan portali serb “Nova.rs”.

Me mbështetjen e heshtur të Beogradit, i cili gjithashtu premtoi ndihmë financiare për një vendim të tillë, Lista Serbe njoftoi se do të largohet nga të gjitha institucionet, përfshirë pushtetin ekzekutiv, policinë dhe gjyqësorin, dhe do ta kthejë situatën në periudhën para Marrëveshjes së Brukselit, e cila u nënshkrua në vitin 2013.

Portali më tej shkruan “u larguan nga institucionet me premtimin se nuk do të kthehen atje derisa Prishtina të fillojë të respektojë marrëveshjet e dakorduara, që do të thotë derisa të tërheqë vendimet për riregjistrimin e automjeteve dhe derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Në pak ditë u kthyem 10 vjet mbrapa, që ishte një lëvizje radikale e denjë për vëmendjen e mediave botërore, por edhe interesin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Qytetarët besuan se kjo ishte një kthesë e madhe politike me pasoja të mëdha, por çfarë mund të themi për periudhën 5-17 nëntor”, shkruan portali serb.

Më tej ky medium shkuan se “në vetëm më pak se dy javë, që kur i thamë ‘jo-në historike Kurtit’, u kthyem me kokë krenare për të bërë betimin para institucionit më të rëndësishëm në Kosovë. Aq zgjati patriotizmi i Listës Serbe. Në fakt, ai atdhetarizëm, pra parimor u shkatërrua për vetëm 54 sekonda, sa zgjati edhe betimi solemn i përfaqësuesve të Listës Serbe”.

“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe përkushtim dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet, se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të punoj për të mbrojë dhe respektojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, të mbrojë sovranitetin, tërësinë territoriale dhe integritetin institucional të Kosovës, në garantimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit”, thuhet në tekstin e betimit të bërë nga deputetët e Listës Serbe.

Gjithashtu lexoni:

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Krasniqi: Bllokada po e dëmton shtetin, PDK-ja ka ofruar zgjidhje

Grabitja në Suharekë, pesë të pandehurit deklarohen të pafajshëm

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane
13:09 -06/06/2025
Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët
12:54 -06/06/2025
Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin
12:42 -06/06/2025
Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro
12:02 -06/06/2025
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë
11:59 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?