KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Media kroate: Vuçiq është dora e zgjatur e Putinit, i rrezikshëm të krijojë retorikën e ‘denazifikimit’ të Kosovës
Rajon

​Media kroate: Vuçiq është dora e zgjatur e Putinit, i rrezikshëm të krijojë retorikën e ‘denazifikimit’ të Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:00 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është në gjendje të krijoj konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Vladimir Putin, e të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet.

Kështu shkruan media kroate Glas Istra, duke shtuar se Vuçiq së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipuloj, gënjej dhe t’i shmanget vendimeve të mëdha.

“Si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, ashtu si Milorad Dodik, pa shumë probleme, vetëm për të homogjenizuar popullin dhe për të ruajtur pushtetin, ai mund të krijojë përshkallëzime”, shkruan media kroate.

Aty thuhet se Vuçiq është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak.

“Vuçiq nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vazhdon gazeta.

Media shton se ai është në gjendje të krijojë retorikën për “denazifikimin” e Kosovës, e përdorur nga Putini me arsyetimin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

“Ai është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar'”, shton kjo medie.

Në fund, aty thuhet se Vuçiq po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin.

“Ky njeri po i çmend dhe i helmon popullin e tij në bashkëpunim me kukullat si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin. Kryeministrja Ana Brnabiq është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate.

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

KRU “Prishtina”: 10 shkyçje të kyçjeve Ilegale në Bërnicë të ulët
17:14 -05/07/2025
Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat 
17:10 -05/07/2025
Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme
16:57 -05/07/2025
Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac
16:55 -05/07/2025
Sa kohë mund të qëndrojë një foshnjë në ulësen e makinës? Ja çfarë duhet të dini para udhëtimit
16:51 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?