KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me Shaqirin në formë, Baseli ekipi më i mirë në Superligën e Zvicrës
Sport

Me Shaqirin në formë, Baseli ekipi më i mirë në Superligën e Zvicrës

Kosova News
Kosova News 13:29 -10/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas fillimit të vështirë, Xherdan Shaqiri po kalon superformë te Baseli. Të shtunën Baseli fitoi 4:1 në udhëtim ndaj Yverdonit dhe tashmë është  pjesë e garës  për titull në Zvicër. Shaqiri nuk shënoi gol në fitoren e thellë, por u vlerësua më i miri në fushë nga mediat zvicerane.

Ai bëri asistim mjeshtëror, ndërsa për 79 minuta sa i kaloi në fushë i organizoi të gjitha sulmet e Baselit.

“Më i miri: Xherdan Shaqiri. Pasimi i tij për Traoren është i nivelit më të lartë. Çdo sulm i Baselit shkon përmes tij”, shkruan “Blick”.

“Lojtar i ndeshjes: Xherdan Shaqiri. Ndonëse nuk shënoi, ishte dominues në fushë. Ai organizoi sulm pas sulmi dhe bëri asistimin për 2:0”, shkruan “bluewin.ch”.

Edhe “20min.ch” e ka vlerësuar Shaqirin si lojtarin kryesor të ndeshjes së xhiros së 14-të. 

Vetë Shaqiri u shpreh shumë i lumtur për fitoren. Më 26 tetor Shaqiri i kishte dy gola e tri asistime në fitoren 6:1 ndaj Winterthurit. Në tri ndeshjet pasuese ka kontribuuar me asistime. Tashmë i ka dy gola e shtatë asistime në 10 paraqitje kampionale.

“E gjithë skuadra shfaqi mentalitet fituesi. Gjërat po shkojnë mirë për ne për momentin. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare”, ka thënë Shaqiri. 

Tek Yverdoni kanë pranuar se Baseli, me Shaqirin në formë, është ekip shumë i rrezikshëm.

“Baseli aktualisht është ekipi më i mirë në ligë”, ka thënë Mauro Rodrigues, që shënoi golin e vetëm për Yverdonin të shtunën.

Ndeshja megjithatë nuk ishte e lehtë për Baselin. Këtë e ka pranuar ish-ylli i Zvicrës.

“E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në Yverdon. Por kemi dominuar nga fillimi dhe e kemi pasur shumë topin. Qartë se kartoni i kuq ka ndihmuar, por sërish golat duhet të shënohen dhe në këtë drejtim jemi mirë momentalisht. Kemi shënuar disa gola të shkëlqyera”, ka thënë Shaqiri.

Leon Avdullahu e shënoi golin e tretë për Baselin, me goditje nga distanca. Albian Ajeti luajti si zëvendësues për Baselin, ndërsa Taulant Xhaka mbeti në stol.

“Nuk shënoi shumë gola, kështu që gjithnjë është e veçantë për mua. Kemi shumë kreativitet përpara momentalisht. Duhet të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë, mund të arrijmë shumë këtë edicion”, ka thënë mesfushori 20-vjeçar, Leon Avdullahu.

Zurichu është tjetër skuadër që kërkon titullin. Zurichu të shtunën luajti 1:1 në udhëtim me Servetten. Ka një pikë më shumë se Baseli. Golin për Zurichun e shënoi mesfushori Bledian Krasniqi. Mirlind Kryeziu po ashtu startoi te Zurichu, ndërsa Lindrit Kamberi u aktivizua në minutat e fundit. Është thuajse e sigurt se ndonjë apo disa shqiptarë do të jenë sërish kampionë në Zvicër.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 10/11/2024 10/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?