Ushtarakët e Kosovës e kanë përfunduar me sukses edhe sfidën pesëditore të mbijetesës.
Këtë e ka konfirmuar vetë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili ka treguar gjithë atë që kanë bërë ushtarakët gjatë këtyre pesë ditëve për të mbijetuar me metoda të improvizuara.
“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shtuar ai.


