KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me mbështetjen e Ministrisë produktet e kompanive nga Kosova promovohen në Paris
Ekonomi

Me mbështetjen e Ministrisë produktet e kompanive nga Kosova promovohen në Paris

Kosova News
Kosova News 11:51 -17/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që nga 15 tetori dhjetë kompani nga Kosova po marrin pjesë në Paris të Francës, respektivisht në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2022”.

EuroFruti, Agro Florentina, Camel, Abi & Elif, Egi Group, Frutex LLC, New Co Minex LLC, Frutti, Pestova dhe Joni, po promovojnë në këtë panair produktet e tyre nga industria e përpunimit të produkteve bujqësore, industria e pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, pije energjike, lëngje frutash etj.

Pjesëmarrja në “SIAL 2022” po shfrytëzohet nga kompanitë kosovare dhe nga përfaqësuesit e MINT/KIESA-s që të zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë, me synim të krijimit të kontakteve dhe rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe ambiente të brendshme

Në këtë panair MINT/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 84 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 3, shtandi nr. A 116.

- Reklamë -

Në panairin “SIAL 2022” parashihet të marrin pjesë 7,800 ekspozues nga më shumë se 119 vende të ndryshme të botës.

Panairi është i hapur deri më 19 tetor 2022.

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Ndërkohë, në Paris, më 18 tetor 2022 do të mbahet edhe Sesion informues: “Mjedisi i biznesit dhe klima e investimeve në Kosovë”, i cili është organizuar nga MINT/KIESA.

Në këtë sesion informues bizneset nga diaspora do të njoftohen mbi mjedisin e biznesit dhe klimën e investimeve në Kosovë nga përfaqësues të KIESA-s, Administratës Tatimore, si dhe Doganës së Kosovës.

Në kuadër të sesionit janë paraparë takime B2B, ku kompanitë kosovare pjesëmarrëse në panairin “SIAL 2022” të sektorit të ushqimit dhe pijeve do të kenë rastin të takohen me kompanitë e diasporës për të shikuar mundësitë për krijimin e bashkëpunimeve në të ardhmen.

Mbështetur në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të nga Franca gjatë vitit 2021, konkretisht nga muaji janar deri korrik kanë qenë 4.7 milionë euro, kurse nga janari deri korrik të vitit 2022 vlera e investimeve është 5.7 milionë euro- pra, ka një ngritje për 21.3%. Ndërkaq, eksporti i mallrave të Kosovës në Francë gjatë vitit 2021, konkretisht nga muaji janar deri gusht ishte 6.6 milionë euro, kurse nga janari e deri në gusht të vitit 2022 është 9.3 milionë euro- që po ashtu ka një ngritje për 40.9%.

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 17/10/2022 17/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?