KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​ME i reagon LDK-së: Jemi në proces të realizimit të projekteve kapitale
Ekonomi

​ME i reagon LDK-së: Jemi në proces të realizimit të projekteve kapitale

Kosova News
Kosova News 18:50 -15/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raportimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo ministri është në mesin e katë ministrive që ka realizuar zero përqind buxhetin për investime kapitale në gjatë mujorin e fundit.

LDK në konferencën për media u bazua në raportin e Thesarit të Kosovës, duke thënë se në 6 mujorin e parë të këtij viti, ME-së iu janë ndarë mbi 16 mijë euro por që nuk ka investuar asnjë euro në investime kapitale. Ndërkohë, ME sqaron se është në proces të realizimit të projekteve kapitale me qëllim të implementimit të planit të investimeve deri në fund të vitit

“Projektet tona përfshijnë investimet në fushat strategjike, të cilat janë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit, e për të cilat do të kujdesemi për shpenzime të buxhetit në mënyrë që investimet të jenë të qëndrueshme dhe me përfitime për interesin e përgjithshëm të Kosovës. Ministria është duke e implementuar planin 5.5 vjeçar të Ekonomisë Dixhitale, ku aktivitetet e parapara për implementim gjatë këtij viti do të përfundojnë në fund të vitit. Investimet kapitale të parapara për këtë vit për Parkun e Teknologjisë Dixhitale në Bërnicë janë në fazën përfundimtare. E në anën tjetër, jemi në procesin e tenderimit për investimet e parapara në Parkun e Inovacionit në Prizren. Gjatë kësaj kohe jemi në përgatitje të masave të efiçiencës për kursim të energjisë, jo vetëm në institucione publike por edhe për subvencione për qytetarët që ta ulim kursimin gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Të gjitha këto investime dhe subvencione do të implementohen deri në fund të vitit si ndihmë për uljen e konsumit të energjisë. Që nga viti 2015 në Laboratorin e Institutit të Gjeologjisë janë blerë pajisje mirëpo nuk është funksionalizuar. Tani me zhvillimin e termave të reja të referencës Laboratori i IGJK është në proces të tenderimit. Për më tepër Laboratori do të përdoret në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë në Mitrovicë. Ky do të mbetet një ndër bashkëpunimet më të suksesshme në mes të një institucioni qeveritar dhe një institucioni arsimor në zhvillimin shkencor.Për më shumë, institucionet kyçe të sektorit energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri në 35 milionë euro. Të gjitha këto investime janë për qëllime të stabilizimit të rrjetit elektro energjetik e gjithashtu për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”, thuhet në sqarimin e ME-së.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 15/08/2022 15/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?